OTP Bank po blen sërish një bankë në Shqipëri

  • 1 year më parë
  • 0

OTP Bank Plc. Njofton se OTP firmosi një marrëveshje me Alpha International Holdings Single Member S.A. për blerjen e 100% të aksioneve të Alpha Bank SH.A., Filialin Shqiptar të Greek Alpha Bank S.A. Çmimi i blerjes është dakordësuar për 55 million Euro.

Me pjesë tregu totale pothuajse 5% në asete, Alpha Bank është Banka e 8-të më e madhe në tregun Bankar Shqiptare, dhe si një bankë universale ka qenë aktive në segmentet retail dhe korporatë njëkohësisht.

Përmbyllja e transaksionit financiar pritet në fund të tremujorit të dytë të vitit 2022, subjekt i marrjes së miratimeve të nevojshme rregullatore.

Budapest, 6 dhjetor, 2021

OTP Bank Plc.

OTP Bank blen një tjetër bankë në Shqipëri

Pas hyrjes në treg më shumë se tre vjet më parë, OTP Bank po blen sërish një bankë në Shqipëri. Me përftimin e Alpha Bank Albania, filiali shqiptar i OTP Group është në rrugën për t’u bërë lojtari i pestë më i madh përsa i takon aseteve dhe i dyti me i madh për kreditë pas përmbylljes së transaksionit.

Budapest, 6 dhjetor, 2021 – Alpha Bank, filiali shqiptar i bankës Greke Alpha Bank, është banka e tetë më e madhe në Shqipëri me një pjesë tregu për asete totale prej pothuajse 5%. Alpha Bank operon si një bankë universale njëkohësisht për segmentet retail dhe korporatë. Çmimi i blerjes është dakordësuar për 55 million Euro.

Pas përmbylljes së transaksionit financiar, që pas miratimeve rregullatore pritet të ndodhë tremujorin e dytë të 2022, në terma të aseteve totale OTP Group në Shqipëri pritet të tejkalojë 11% të pjesës së tregut dhe një rritje të portofolit të klientëve me 1.5 herë. Sa i takon kësaj të fundit, operatori shqiptar i OTP Group mund të bëhet lojtari i dytë më i madh në treg.

 “Deri tani, ne e kemi parë prezencën tonë në Shqipëri si një mundësi të rëndësishme dhe në linjë me strategjinë e Grupit OTP, ne kemi parë për rritje të mëtejshme në vend që me hyrjen në treg në 2018-ën. Në atë kohë, ne perftuam Societe Generale Albania Bank, që është integruar me sukses në OTP Group.

Këtë herë, Alpha Bank, një institucion kreditor në mirë-funksionim, i mirë manaxhuar, që luan një rol të rëndësishëm në rritjen e sektorit bankar të vendit dhe në zhvillimin e komunitetit lokal, i bashkohet OTP Group. Me këtë transaksion të ri të sapo njoftuar, OTP Bank do të jetë në gjendje të forcojë më tej pozicionin e tij në tregun Shqiptar për të qenë në gjendje t’iu shërbejë edhe më mirë klientëve të tij si të segmentit retail edhe atij korporatë” – tha László Wolf, Zevendës CEO i OTP Bank.

OTP Bank ka qenë ndër institucionet financiare më aktive në tregun Evropian të blerjeve. Pas krizës financiare, transaksione të reja nisën në 2014 dhe që atëherë OTP Bank ka njoftuar blerjen e 12 institucioneve financiare dhe portofole bankare në nëntë vende, përfshirë blerjen aktuale të Alpha Bank. Të gjitha këto, përveç transaksionit për Slovenian Nova KBM, i cili është ende në proces për t’u finalizuar, janë integruar suksesshëm me grupin bankar. Pas Shqipërisë, Grupi OTP ka hyrë edhe në vende të reja si Sllovenia dhe Moldavia.

Me këtë performancë unike blerjesh, Grupi OTP është bërë konsoliduesi i sektorit bankar më aktiv në Evropën Qendore dhe Lindore, duke përmirësuar thelbësisht pozicionin e tregut në Bullgari, Serbi dhe Mal të zi, dhe duke shtuar kontributin në fitim prej anëtarëve jo-hungarezë të Grupit.

Grupi OTP, me seli në Budapest Hungari, është një ndër grupet financiare më të qëndrueshme në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore me përfitueshmëri të jashtëzakonshme, kapital të qëndrueshëm dhe pozicione likuiditeti. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 11 shtete për më shumë se 16 milionë klientë, ka një rrjet prej afërsisht 1,500 degë dhe më shumë se 37,500 punonjës.

Që me vendosjen në Shqipëri, në 1998, Alpha Bank ka qenë aktive në huadhënien për korporata dhe finacimin e projekteve infrastrukturore të rëndësisë së madhe si dhe ka ofruar një linjë të gjerë të depozitave, investimeve dhe produkteve financiare për klientët individë.

Aktualisht Banka operon me një rrjet prej 34 degë, duke mbuluar qytetet më të mëdha të vendit.

Për çdo informacion të mëtejshëm, adresojini pyetjet tek kommunikacio@otpbank.hu

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024