Lançimi i programit pilot “ Startup Booster”
Data 5 shtator shënon fillimin e fazës pilot për herë të pestë të “Programit Startup Booster” të OTP Bank, duke i mundësuar 12 bizneseve të teknologjisë inovative të testojnë produktet dhe shërbimet në fazën e tyre të rritjes. Gjatë bashkëpunimit tre mujor, ekipet e përzgjedhura do të marrin mbështetje nga anëtarë hungarezë dhe ndërkombëtarë të OTP Group, punonjës të OTP LAB dhe mentorë profesionistë të njohur. Programi synon gjetjen e zgjidhjeve inovative për nevojat aktuale të biznesit si rezultat i një partneriteti afatgjatë midis Grupit dhe bizneseve. Këtë vit, thirrja ishte e hapur për aplikime që mbulonin edhe zgjidhje që ishin përtej industrisë bankare ku nëpërmjet një procesi me shumë etapa për t’u bërë pjesë e fazës pilot, nga 265 aplikantë u përzgjodhën 12 biznese.
Budapest, 5 shtator 2022 – Programi “ Startup Booster” nga OTP, i shpallur për herë të pestë, arriti një tjetër moment historik: faza pilot startoi në 5 shtator 2022 dhe do të zgjasë deri më 25 nëntor 2022, ku OTP Group fillon bashkëpunimin me 12 startup-e.
Si një mbështetës i përkushtuar i inovacionit, institucioni i kreditit përfshiu edhe një herë këtë vit të gjithë Grupin në kërkimin e partnerëve “startup” për të gjetur zgjidhje inovative për rreth 70 biznese. Në periudhën e aplikimit të procesit të përzgjedhjes me shumë faza, nga data 7 mars deri më 18 prill 2022, janë pranuar gjithsej 265 aplikime nga 55 vende. Gjatë aktivitetit të “Ditëve të Përzgjedhjes” të mbajtur në maj, rreth 150 pjesëmarrës, profesionistë të bankave dhe përfaqësues të startup-eve nga 17 vende punuan së bashku mbi konceptet për projekte pilot të propozuara për zbatim. Nga aktiviteti u ftuan 12 biznese në fazën pilot, duke u mundësuar atyre që të fillonin testimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre me përfshirjen e degëve bankare ukrainase, bullgare, sllovene dhe rumune, përveç bankës mëmë.
Këtë vit, një temë e re iu shtua Programit, pasi thirrja ishte gjithashtu e hapur për aplikime që mbulonin zgjidhje edhe përtej industrisë bankare. Për më tepër, bizneset e interesuara mund të paraqesin gjithashtu aplikacione për përvojën dhe shërbimin ndaj klientit, efikasitetin e brendshëm, risitë specifike të produktit në retail e korporata dhe gjithashtu zgjidhje krejtësisht të reja dhe inovative në lidhje me sektorin bankar.
Çdo aktivitet i startup-eve të përzgjedhura përshtatet me një nga kategoritë:
- Si pjesë e temave jashtë sistemit bankar, u ngritën shumë nevoja biznesi, duke përfshirë ESG, bujqësinë dhe ekosistemet e strehimit. Zgjidhjet nga Agremo dhe yieldsApp mbështesin mbledhjen dhe analizën e të dhënave bujqësore, ndërsa Cogo mat emetimet e karbonit dhe ndikimin mjedisor të financave dhe transaksioneve. Mclimate ofron një zgjidhje IoT që ndihmon t’i bëjë ndërtesat e vjetra inovative, duke reduktuar kështu konsumin e energjisë, emetimet e karbonit dhe kostot e mirëmbajtjes.
- Bazuar në analizën e të dhënave të transaksioneve, zgjidhja nga Ebitly përdor teknologjinë e analizës së të dhënave për të mbështetur proceset financiare. Modus3 aplikon metoda të sofistikuara analitike për të thjeshtuar pajtueshmërinë ligjore, raportimin dhe proceset e tjera të biznesit.
- Zuko Analytics ofron analiza të sjelljes në internet me shumë platforma për të rritur normat e konvertimit. Soleadify mbështet analizën e bizneseve dhe tregjeve online, duke i klasifikuar ato në bazë të pranisë së tyre në internet.
- Si White Label Loyalty ashtu edhe GetMonety kontribuojnë në përmirësimin e përvojës së klientit, fillimisht nëpërmjet përmirësimit të eksperiencës së transaksioneve dhe aktiviteteve të ndryshme, dhe më pas duke ofruar një platformë edukimi për adoleshentët dhe të rinjtë mbi qëllimin dhe përdorimin e produkteve financiare.
- Ender Turing kërkon të përmirësojë efikasitetin e brendshëm duke analizuar thirrjet e bëra nga ekipet e shitjeve dhe të shërbimit ndaj klientit, ndërsa ekipi i deskbird ofron një platformë “turnkey” të menaxhimit të zyrës që ndihmon në matjen, menaxhimin dhe optimizimin e përdorimit të zyrës.
“Ne jemi krenarë që jemi në gjendje të bashkëpunojmë me partnerët tanë të startup-eve për zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të rëndësishme e inovative në nivel ndërkombëtar për të pestin vit në kuadër të këtij Programi. Në përputhje me strategjinë tonë, këtë vit, ne i dhamë prioritet zgjerimit të gamës së aplikimeve në kuadër të Programit me produkte dhe shërbime të përqëndruara edhe jashtë sektorit bankar. Pjesëmarrja e lartë si nga fusha të ndryshme të ekspertizës ashtu edhe nga bizneset çdo vit tregon se ne jemi në rrugën e duhur dhe u përgjigjemi nevojave aktuale të biznesit me një nivel të lartë profesionalizmi”, shpjegoi András Fischer, Drejtor i Inovacionit në OTP Bank.
Në program u bashkuan 12 startup-e nga nëntë vende (Serbia, Zelanda e Re, Zvicra, Estonia, Bullgaria, Luksemburgu, Rumania, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli). Gjatë periudhës tre mujore, do të ketë tre javë të veçanta kur përfaqësuesit e bizneseve do të kenë një mundësi të dedikuar për të marrë pjesë në seminare gjithëpërfshirëse online me mentorët tanë për çdo fushë të ekspertizës. Përveç kësaj, seancat e trajnimit të përshtatura për nivelin e maturimit të startup-eve, si dhe sesionet individuale të mentorimit do t’i ndihmojnë ekipet në zhvillimin e biznesit. Periudha e përshpejtimit do të kulmojë me ngjarjen e “Ditës Demo” më 30 Nëntor, ku startup-et do të prezantojnë progresin e arritur gjatë fazës pilot para bordit manaxherial të Grupit dhe partnerëve të Programit. Ekipet që përfundojnë me sukses fazën pilot do të kalojnë në fazën e paraqitjes gjashtëmujore të Programit ku Grupi OTP do të ofrojë ndihmë me zbatimin e drejtpërdrejtë të zgjidhjeve të tyre innovative të testuara.
Për më shumë informacion mbi Programin, vizitoni www.otpstartup.com.