Në shfaqje të ekselencës dhe përkushtimit ndaj klientëve tanë, jemi kurorëzuar fitues të çmimit prestigjioz Euromoney 2023 si “Banka më e mirë në Shqipëri” për të katërtin vit radhazi. Kjo arritje e forcon statusin e bankës tonë si një institucion financiar lider në vend, i njohur për shërbimin cilësor, zgjidhjet inovative dhe përkushtimin ndaj klientëve tanë.
Suksesi ynë i vazhdueshëm nën drejtimin e z. Bledar Shella, prej 4 vitesh tashmë shërben si një dëshmi e zhvillimit të vazhdueshëm dhe aftësisë për të përmbushur nevojat gjithnjë në rritje të klientëve tanë. Ky vlerësim i fundit nga Euromoney, një botim i njohur financiar botëror, thekson performancën e shëndetshme dhe në rritje të bankës përtej efektit të blerjës së një banke tjetër, duke sjellë në vëmendje punën e mirë të bankës në mënyre organike.
Në fjalën e tij publike Z. Shella, ndau me ndjekësit emocionin e marrjes së këtij çmimi, çmim që ia dedikon punonjësve dhe klientëve të bankës; “Ky moment meriton kremtim dhe mirënjohje! Kemi punuar fort, jemi fokusuar, kemi duruar dhe arritëm dhe të performojmë në biznes përgjatë gjithë kohës. Ky është momenti për të gjithë njerëzit e OTP Albania Bank të admirojnë veten dhe të shijojnë suksesin!”.
Çmimet e Euromoney për Ekselencën konsiderohen gjerësisht si vlerësimet ndër më prestigjiozet në industrinë globale bankare. Çdo vit, Euromoney vlerëson dhe njeh bankat dhe institucionet financiare nga e gjithë bota për arritjet dhe kontributet e tyre në këtë fushë. Fitimi i këtij çmimi të çmuar për katër vite radhazi është një dëshmi e historisë së suksesshme të bankës tonë OTP Albania. Për këtë aspekt vetë Euromoney është shprehur se “Të dhënat e përfitueshmërisë së Bankës OTP Albania ishin të mira dhe para shkrirjes së bankave. Fitimi Net i saj më vete arriti $30.7 million në 2022, një rritje prej 61% këtë vit, raportin të ardhura/shpenzime në 44% dhe kthimin në kapital prej 27.5%”.
Ne kemi demonstruar vazhdimisht angazhimin tonë për të ofruar zgjidhje financiare gjithëpërfshirëse të përshtatura për nevojat e klientëve. Me fokus në kënaqësinë e klientit, kemi prezantuar në vazhdimësi produkte dhe shërbime inovative që fuqizojnë individët, bizneset dhe organizatat për të arritur qëllimet e tyre financiare. Duke ofruar shërbime të personalizuara dhe duke nxitur marrëdhënie afatgjata, ne kemi fituar besimin dhe besnikërinë e klientëve tanë.
Si pjesë e Grupit OTP i cili është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore duke qenë i pranishëm në 12 shtete, ne udhëhiqemi nga mendësia e rritjes.
Fitimi i çmimit Euromoney për të katërtin vit radhazi është një arritje e domethënëse për ne. Kjo njohje është një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj zhvillimit të vazhdueshëm dhe qasjes tonë të përqendruar te klienti.