OTP Bank Albania inauguron dy degë, Fier dhe Vlorë

  • 11 muaj më parë
  • 0

OTP Bank Albania inauguron dy degë, në Fier dhe në Vlorë! Përmirësimet e shërbimit të klientit, janë në rrugë të mbarë!

OTP Bank Albania e ka zgjeruar prezencën e saj në tregun bankar në Shqipëri përmes bashkimit të dy Bankave në vend dhe aktualisht ka 50 degë në shumë qytete dhe 200 ATM në gjithë territorin. Së fundmi u inauguran dy degë të rëndësishme, në qytetin e Fierit dhe në Vlorë. Në ceremoninë e inagurimit të këtyre degëve morën pjesë drejtues të lartë të bankës, prefektët e qarqeve Fier dhe Vlorë, Kryetari i Bashkisë Vlorë dhe shumë të ftuar nga biznesi i Fierit dhe Vlorës. Një atmosferë festive dhe plot emocion shoqëroi gjithë mbrëmjen e inaugurimit.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm

Në fjalën e tij mbajtur në këtë event të rëndësishëm, drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania z.Bledar Shella, theksoi se keto degë vijnë në vijim të strategjisë së bankës për zgjerim dhe forcim. “Zgjerimi dhe ripërtëritja e degëve që po inaugurojmë, janë shprehje konkrete e strategjisë së Bankës OTP në vendin tonë për rritje të prezencës dhe cilësisë së shërbimit. Degët në qytete, sidomos qyteteve të Fierit dhe Vlores të njohura për dinamikën dhe gjallërinë e biznesit vendas, janë në fokus të strategjisë së bankës për mbështetje të turizmit, hotelerisë dhe shërbimeve. Këto qytete janë shumë të rëndësishme për Bankën tonë, e ndaj banka realizoi këtë investim të qenësishem në të dy qytetet.

Ne jemi duke investuar ditë pas dite dhe jemi në linjë me të gjitha udhëzimet e Grupit. Do të vazhdojmë ta mbajmë këtë eficiencë duke investuar në të gjitha drejtimet; rrjet, shërbime, përmirësim procesesh dhe shtim të produkteve dhe ofertave. Ne njihemi për shërbimin tonë cilësor, i cilit prej efektit të bashkimit të bankave mund të ketë pësuar një lëkundje të përkohshme. Shumë shpejt, të gjithë klientët e OTP Albania do përjetojnë shërbim të nivelit të lartë të cilësisë, me përmbylljen dhe të bashkimit të plotë teknik pas rreth 2 muajsh.

Ne duam të jemi sa më pranë jush. Tashmë me rritjen e numrit e degëve, numrit të ATM-ve si dhe duke investuar në digjitalizim jemi realisht me plan të arritur. Grupi OTP është grup bankar në Evropën Qendore & Lindore me ritmin më të lartë të rritjes, i cili ka përhapur markën e tij gjatë 15 viteve të fundit në 11 shtete dhe është lider në 5 prej tyre. Që në ardhjen e tij para 5 vitesh në Shqipëri, shprehu qartë ambiciet për të qenë një nga bankat kryesore në vend. Ky Grup me rezultatet e vit-pas-vitshme flet për stabilitet financiar dhe ambicie për zgjerim & forcim në rajon” tha z. Bledar Shella, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania.

Struktura e degëve të reja ne Fier dhe Vlorë.

Hapja e degëve të reja, plotëson në shumë dimensione vizionin e bankës. Ky vizion përkufizohet si misioni i OTP për shërbimin sa më cilësor ndaj klientëve, si evidencë të aspiratës afatgjatë për t’u rritur më tej në tregun shqiptar. Degët e reja ofrojnë një mjedis mikpritës me karakteristika inovative të krijuara për të përmirësuar përvojën e klientit. Ekzistojnë disa hapësira takimesh për klientët në mënyrë që shërbimi të jetë brenda kërkesave të vetë klientëve në përputhje me standardin e kohës dhe të Grupit OTP. Është menduar edhe për fëmijët, duke i kushtuar një hapësirë të posaçme për argëtim, teksa prindërit kryejnë veprime bankare.

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024