OTP Bank Albania, Banka e parë në vend që ofron financim për SME, nën Programin e BERZH, AATSF në Shqipëri

  • 11 muaj më parë
  • 0

7.11 milionë euro nën Programin e BERZH

          për Agrobiznesin dhe Turizmin në mbështetje të biznesit vendas

OTP Bank Albania dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Programi i BERZH për mbështetjen e Agrobiznesit dhe Turizmit në Shqipëri po bashkojnë forcat për të përmirësuar qasjen në financime për bizneset vendase në sektorin e turizmit dhe agrobiznesit.

BERZH, Qeveria Shqiptare dhe BE do të ofrojnë transhin e dytë prej 7.11 milionë Euro për hua në sektorin e agrobiznesit dhe turizmit duke ndarë riskun me partnerin e saj, OTP Bank Albania. Programi gjithashtu përfshin nga një mekanizëm për Mbulimin e Humbjeve të Para me kontributin e Qeverisë Shqiptare.

Bledar Shella, Drejtor i OTP Bank Albania tha: “Ne e vlerësojmë shumë këtë iniciativë të Qeverisë Shqiptare dhe BERZH që në bashkëpunim me BE janë të angazhuar në mbështetjen e mëtejshme të sektorëve të turizmit dhe bujqësisë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Banka OTP Albania ka një bashkëpunim të shkëlqyer me BERZH dhe në jemi të lumtur të kontribuojmë me financim për këta sektorë në rritje dhe besojmë se bashkë do të kemi një roli të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë, më specifikisht në sektorët e turizmit dhe bujqësisë.

Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH në Shqipëri tha: Ne jemi të lumtur të rrisim mbështetjen për sektorin e turizmit dhe agrobiznesit në Shqipëri nën këtë program të përbashkët me BE dhe Qeverinë Shqiptare duke rritur më tej bashkëpunimin e shkëlqyer me OTP Bank Albania. Agrobiznesi dhe turizmi janë sektorë kyç në ekonomi dhe përmirësimi i qasjes në financime është veçanërisht me rëndësi. Ne jemi mirënjohës ndaj partnerëve tanë për mbështetjen me këtë program të rëndësishëm.”

Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha: “Ne jemi të angazhuar maksimalisht për të garantuar funksionimin e të gjithë mekanzimave për të zvogëluar distancën mes tokës prodhuese dhe institucioneve financiare. Si pjesë e fondit prej 180 milionë euro të akorduar nga marrëveshja me BERZH, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Turizmit kanë angazhuar 36 milionë euro për mbulimin e humbjeve të para si një masë shtesë për t’i ardhur në ndihmë secilit subjekt apo individ që aplikon.”

Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit tha: “Strategjia jonë është të kemi një turizëm gjithëvjetor, jo vetëm ato pak muaj të plazhit. Pra të shtojmë ofertën duke përfshirë agroturizmin, ekoturizmin, turizmin e sporteve të natyrës etj. Në këtë kuptim, programi është një tjetër ndihmë e vyer që i vihet në dispozicion sektorit, të gjithë atyre që duan mbështetje për fermat apo për të ngritur agroturizmet e tyre. Agroturizmet kanë një rol jetik në promovimin e vlerave tona më të mira, ndërsa me këtë mekanizëm ku shteti ofron garancinë për kredinë, i japim sektorit një shtysë të re. Është një nismë që çdo qindarkë e çon direkt tek ata që kanë vizionin dhe pasionin e nevojshëm për të investuar.”

Agrobiznesi është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Ai ofron punësim për 50% të popullësisë dhe përbën rreth 20% të PBB. Pavarësisht kësaj, sektorit i mungon qasja e mjaftueshme në financime. Turizmi është gjithashtu një nga sektorët strategjikë të rritjes dhe punësimit dhe një faktor i rëndësishëm për rritjen afatgjatë e të qëndrueshme dhe konkurrueshmërinë. Por ky sektori vuan nga kufizime të ngjashme në lidhje me qasjen në financime vecanërisht si pasojë e COVID-19 dhe tërmetit tragjik të 2019.

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024