BERZH dhe partnerët dhurojnë 180 rrënjë pemë për një Tiranë më të gjelbër

  • 1 year më parë
  • 0

Për të shënuar rezultatet e programit GEFF dhe për të kontribuar në mënyrë simbolike në luftën kundër ndryshimeve klimatike, përgjatë muajit nëntor, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkimi Evropian dhe Austria do të mbjellin 1000 pemë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtij aktiviteti, 180 pemë të llojit frashër i bardhë u mbollën gjatë një ceremonie e cila u zhvilluar në dt. 16 nëntor, në zonën Mjull-Bathore, Tiranë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës OTP Albania, si një prej mbështetësve kryesorë të Programit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor (GEFF), znj. Jonila Janku, Drejtore e Departamentit Marketing dhe znj. Rovena Dubali, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Produkteve.

Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, Drejtoresha e BERZH në Shqipëri, znj. Ekaterina Solovova, z. Andrea Vera, shefi i sektorit në Delegacionin e BE-së dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner.

Mbjellja e këtyre pemëve është një shpërblim i BERZH për 18 institucionet financiare partnere më aktive dhe për 32 prodhues dhe tregtarë të teknologjive efiçiente ndaj energjisë, për kontributin e tyre në suksesin e programit GEFF në Ballkanin Perëndimor. Banka OTP Albania është krenare për mbështetjen e dhënë ndaj këtij programi nëpërmjet financimeve të kryera në fushën e eficiencës së energjisë.

Nëpërmjet këtij programi janë financuar investime në teknologjitë e gjelbërta me vlerë mbi 45 milionë euro dhe përgjatë katër viteve të fundit, mbi 9,000 familje në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë mbështetur në këtë program për të përmirësuar eficiencën energjitike duke kryer investime të ndryshme në banesat e tyre.

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024