Të nderuar Klientë,
Në kuadër të ndihmës financiare (paga e luftës) që shteti shqiptar do të ofrojë për punonjësit e bizneseve të vogla dhe të punësuarve, Banka OTP Albania ofron FALAS paketën e plotë të pagës për: Persona Fizikë/PRO dhe Individë.
Banka OTP Albania ofron për të gjithë individët, personat fizikë ose profesionistët që do të përfitojnë nga ndihma financiare, 0 komision për këtë paketë produktesh. Përveç llogarisë rrjedhëse, paketa përmban një sërë produktesh të tjera si: kartën e debitit, shërbimin njoftues me SMS dhe platformën digjitale të online banking.
Përfitues të kësaj ofertë do të jenë të gjithë klientët e rinj të Bankës OTP Albania.
Kjo ofertë do të jetë e vlefshme duke filluar prej muajit Prill deri në një njoftim të dytë.
Për çdo pyetje ose paqartësi ju ftojmë të kontaktoni nëpërmjet emailit info@otpbank.al ose falas në Qendrën e Shërbimit të Klientit 0800 4848.
Ju falenderojmë për besimin tuaj të vazhdueshëm. Urojmë që ju dhe familjet tuaja të qendroni tëshëndetshëm.
Përzemërsisht,
Banka OTP Albania