Njoftim për Kreditë në vështirësi

  • 10 muaj më parë
  • 0

Të dashur miq,

Banka OTP Albania mirëpret vendimin e përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe është krejtësisht e përkushtuar dhe e gatshme t’i vijë në ndihmë të gjithë klientëve të saj, individë apo biznes dhe në linjë me situatën do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë.

Sipas këtyre masave, gjate kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të kërkojnë shtyrje deri në 3-muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre.

Të gjithë këta me sipër, që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të na kontaktojnë dhe të na informojnë duke na dërguar kërkesë me shkrim, elektronikisht me email në info@otpbank.al, me shkresë zyrtare pranë degës ku keni marrëdhënien ose në zyrat qendrore të Bankës OTP Albania.

Në bashkëpunim me kredimarrësin, Banka OTP Albania do të marrë në vlerësim kërkesën dhe bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë edhe zgjidhjen përkatëse.

OTP Bank Albania do të vlersojë shumë shpejt të gjitha kërkesat tuaja. Banka OTP Albania mbetet e angazhuar për të ofruar të gjithë mbështjetjen e nevojshme, në kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

Për çdo pyetje ose paqartësi ju ftojmë të kontaktoni nëpërmjet emailit info@otpbank.al ose falas në Qendrën e Shërbimit të Klientit 0800 4848.

Ju falenderojmë për besimin tuaj të vazhdueshëm. Urojmë që ju dhe familjet tuaja të qendroni të shëndetshëm.

Përzemërsisht,

Banka OTP Albania

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Lloji i pronave

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024