Banka OTP Albania i bashkohet programit të BERZH për Lehtësimin e Tregtisë, ndarjen e riskut si dhe financimin e Korporatave dhe bizneseve të mesme

  • 1 year më parë
  • 0

Banka OTP Albania bëhet pjesë e programit të BERZH për Lehtësimin e Tregtisë nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar sot në datën 03 maj 2019. Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Banka OTP Albania, z. Bledar Shella dhe Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti.

Bizneset Korporatë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs) në Shqipëri, të cilat janë aktive në tregtinë me vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor, që mbështesin ekonominë e gjelbër dhe teknologjitë dhe shërbimet me performancë të lartë, do të përfitojnë nga kjo marrëveshje nëpërmjet një linje deri në 10 milionë euro për Financat Tregtare, pjesë e Programit të Lehtësimit të Tregtisë nga BERZH.

Një tjetër marrëveshje që u nënshkrua sot është edhe ajo prej 50 milionë euro për ndarjen e riskut të financimit ndërmjet Bankës OTP Albania dhe BERZH. Nëpërmjet këtij programi, bizneset korporatë dhe SME në Shqipëri do të përfitojnë mundësi financimi, duke i dhënë mundësi Bankës OTP Albania të përmbushë nevojat financiare të këtyre segmenteve të biznesit.

Në fillesë të hyrjes së OTP Bank në tregun shqiptar, kjo marrëveshje shkon krejtësisht në linjë me synimet e Bankës OTP Albania për të rritur bashkëpunimin me çdo partner që mundëson shtimin e kredidhënies, sigurimin e kredive dhe bizneseve dhe favorizimin e kredidhënies që rrit cilësinë e ekonomisë dhe jetesës në tërësi në vend.

Banka OTP Albania është banka e pestë më e madhe në Shqipëri përsa i përket aseteve dhe renditet banka e katërt në vend për portofolin e kredive. Me një rritje të vazhdueshme ndër vite, Banka OTP Albania ka aktualisht 677 milionë euro në asete dhe një rrjet prej 35 degësh në të gjithë Shqipërinë me objektiv zgjerimin e tij.

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024