“Në strategjinë tonë të zhvillimit,
klienti është në qendër, prandaj në OTP Bank ofrojmë kredi të ndërtuara mbi nevojat e klientëve tanë.” – Liljana Shkodra, Drejtore e Divizionit Retail / Anëtare e Bordit të Manaxhimit
Viti që mbyllëm, por edhe ky që nisi duken se do jenë vite të ndryshimeve të mëdha në OTP Bank. Referuar aktivitetit të biznesit për individët, profesionistët dhe bizneset shumë të vogla, cila është strategjia e bankës?
Viti 2019 shënoi një ndryshim majft të rëndësishëm për bankën. Sfidat e vitit kanë qenë të mëdha duke listuar integrimin me grupin e ri, përforcimin dhe zgjerimin e aktivitetit të bankës si dhe prezantimin e emrit të ri në treg. Me gjithë sfidat, them me kënaqësi që gjatë vitit 2019 Banka pati performancën me arritjet më të larta historike si për aktivititetin ashtu edhe në termat e fitimit.
Gjatë viti 2020 planifikohet të kemi një rritje të qëndrueshme në treg. Strategjia e bankës për këtë vit fokusohet në një rritje cilësore, së pari duke u fokusuar në rritjen e vlerës së shtuar për aktivitetin e kredive dhe depozitave. OTP Bank do të vazhdojë të hedhë në treg oferta mjaft konkuruese si për kreditë ashtu edhe për investimet e klientëve. Krahas ofertave, banka po investon edhe në përmirësimin e proceseve aktuale të kredidhënies për të sjellë një procesim më të shpejtë të dizenjuar sipas nevojave të klientëve tanë.
Eksplorim edhe më efiçent i bazës së klientelës me synimin e plotësimit të nevojave bankare për klientët tanë me gamën e gjerë të shërbimeve që banka ofron dhe duke përmirësuar eksperiencën e klientit në çdo drejtim.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe digjitalizimi. Projektet e parashikuara kanë në fokus klientin dhe synojnë përmirësimin e eksperiencës së tij me bankën. Gjatë këtij viti është planifikuar shtimi i funksionaliteteve të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese në platformën online banking, zgjerimi i rrjetit të ATM-ve të bankës duke ofruar gjithashtu edhe funksionalitete të reja, etj.
Norma e interesit dhe komisionet e aplikuara ndaj kredive janë ndoshta pika kyçe që e favorizojnë një kredi nga një tjetër, apo dhe bankat mes tyre, po ashtu edhe Procesi në tërësi. Pse duhet që një klient të zgjedhë OTP Bank për kredi?
Në strategjinë tonë të zhvillimit, klienti është në qendër, prandaj në OPT Bank ofrojmë kredi të ndërtuara mbi nevojat e klientëve tanë. Me ofertën aktuale për kreditë për shtëpi, banka financon deri në 100% të planit të investimit, norma e interesit është ndër më të mirat në treg, procesi i kredidhënies është i shpejtë dhe transparent. Punonjësit e degëve të OTP Bank kujdesen me këshillim profesional dhe orientim mbi investimet më të përshtatshme në përputhje me nevojat e secilit klient si për monedhën e kredisë, kohëzgjatjen, strukturën e normës së interesit, informacion mbi çfarë ofron tregu alternativisht, etj. Sigurisht kjo ndihmohet edhe nga gama e gjerë e ofertave për kredi që ofron banka në përshtatje me profilin e klientit.
Gjithmonë është klienti ai që zgjedh. Detyrë e jona është të mundësojmë atë të bëjë zgjedhjen e duhur. Është shumë e rëndësishme për ne që klienti të kuptojë çfarë është më e mira për të.
Digjitalizimi ndaj shërbimeve bankare ka krijuar mjaft lehtësi për klientët sidomos në blerjet online. Në këtë drejtim çfarë do t’iu këshillonit klientëve që përdorin këtë mënyrë për të bërë ‘shopping’.
Në epokën digjitale, përdorimi i kartave dhe kanaleve elektronike është vazhdimisht në rritje. Meqënëse, risitë digjitale janë përqafuar nga masa e gjerë, do këshillonim vigjilencë dhe përkujdesje nga ana e klientit si në procesin e përdorimit të kartave ashtu edhe në ruajtjen e kredencialeve. Ne gjithashtu punojmë vazhdimisht në përmirësimin e proceseve dhe ngritjen e sistemeve të vigjilencës në mbrojtje të klientëve tanë, psh klientët tanë, me anë të shërbimit SMS banking njoftohen në celularin e tyre për të gjitha veprimet që bëjnë në llogarine e tyre, në rastin në fjalë psh me kartë. Kjo lehtëson monitorimin e vazhdueshëm të llogarive dhe minimizon humbjet e mundshme nga keqpërdorimi apo vjedhja e të dhënave të kartës.
Qendra e shërbimit të cilësisë, me shërbimin 24/7 u vjen në ndihmë klientëve për monitorimin e aktivitetit dhe bllokimin e kartës duke parandaluar humbjet.
Gjithashtu, në faqen e internetit të bankës OTP, klientët mund të gjejnë një udhëzues me pikat kryesore që duhet të kenë parasysh gjatë blerjeve online, ndërkohë që stafi i Degëve mbetet një këshillues shumë i mirë në çdo hap.