Programi me RCGF për financimin e kredive

  • 11 muaj më parë
  • 0

Marrëveshja ka për qëllim të krijojë më tepër lehtësi në procesin e kredidhënies për një segment biznesesh dhe tregjesh rurale.

Banka OTP Albania bëhet pjesë e programit të RCGF (Rural Credit Guarantee Foundation), i cili ka për qëllim lehtësimin e procesit të kredidhënies për mikrobizneset dhe SME-të që operojnë në sektorin e agrikulturës dhe industrive agro përpunuese dhe mikrobizneseve në tregjet rurale.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua sot më datë 23 janar 2020 nga z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i Banka OTP Albania dhe z. John P. Khoury, Kryetar i Këshillit Drejtues të RCGF.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë më tepër lehtësi në procesin e kredidhënies për një segment biznesesh dhe tregjesh rurale, të cilat nuk plotësojnë kriteret e Bankave të Nivelit të dytë. Këto të fundit sipas rregulloreve në fuqi kërkojnë parametra sigurie mbi një nivel të cakuar të lejuar nga Banka e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë kjo marrëveshje synon të thellojë thjeshtimin e procesit të kredidhënies edhe tek bizneset që operojnë në këta sektorë dhe që hasin vështirësi në përqasjen me Bankat.

Pjesë e kësaj marrëveshje është fondi prej 35 milionë euro për ndarjen e riskut të financimit ndërmjet Bankës OTP Albania dhe RCGF. Një prej avantazheve që ofron kjo marrëveshje për këto biznese është edhe periudha e faljes së interesave prej 12 muajsh që klientët mund të përfitojnë nën ombrellën e marrëveshjes për projekte specifike. Bizneset të cilat operojnë në këta sektorë me një xhiro vjetore deri në 800,000 euro dhe personel të punësuar deri në 35 persona mund të kenë një akses më të shpejtë me anë të përfshirjes në Garanci në kapitalet e Bankës OTP Albania.

Banka OTP Albania vazhdon të jetë në linjë me rritjen e synimeve të bashkëpunimit me çdo partner që mundëson shtimin e kredidhënies, sigurimin e kredive dhe bizneseve dhe favorizimin e kredidhënies duke rritur kështu cilësinë e ekonomisë dhe jetesës në tërësi në vend.

Banka OTP Albania është banka e pestë më e madhe në Shqipëri përsa i përket aseteve dhe renditet banka e katërt në vend për portofolin e kredive. Me një rritje të vazhdueshme ndër vite, Banka OTP Albania ka aktualisht 677 milionë euro në asete dhe një rrjet prej 38 degësh në të gjithë Shqipërinë me objektiv zgjerimin e tij.

Postimi Paraardhës

Grupi OTP dhuron 500,000 Euro!

Postimi Pasardhës

Viti i ndryshimeve të mëdha

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024