OTP Group në kërkim të një tjetër bashkëpunimi

  • 1 year më parë
  • 0

OTP Group në kërkim të një tjetër bashkëpunimi më bizneset startup !

Duke filluar prej mesit të muajit shtator, të gjithë bizneset startup mund të aplikojnë për edicionin e katërt të Programit të Partneritetit Startup me Grupin OTP.

Grupi OTP sheh një vlerë të jashtëzakonshme në bashkëpunimin me sipërmarrjet inovative, gjë që dëshmohet prej faktit se gjatë viteve të fundit, ky grup rishikoi mundësinë e bashkëpunimit me rreth 900 kompani të tilla, zhvilloi 30 projekte pilot dhe bashkëpunoi me 12 kompani. Aplikimet për këtë program mund të dorëzohen nga kompanitë startup nga çdo shtet deri në datën 23 tetor 2020. Bashkëpunimi i suksesshëm do të mbështetet nga menaxherët e bankave, mentorët dhe specialist partnerë të njohur.

Budapest, 15 shtator 2020 – I shpallur për herë të katërt, Grupi OTP nëpërmjet këtij programi është duke kërkuar për partnerë startup. Ky program është një mënyrë e shkëlqyer përshpejtimi për sipërmarrjet inovative që dëshirojnë të testojnë zbatueshmërinë e zhvillimeve të tyre në sektorin bankar në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Kompanitë që drejtohen nga menaxhere femra dhe që kanë një përbërje të diversifikuar gjinore në ekipin e tyre themelues, janë të inkurajuara të marrin pjesë.

Programi i katërt i Parneritetit Startup është programi më gjithëpërfshirës inovator i Grupit deri më tani, pasi përveç selisë qendrore të Grupit, të gjitha filialet e tij janë në kërkim të partnerëve startup që mbështesin objektivat e tyre të biznesit. Kështu, kompanitë startup që do të aplikojnë do të kenë mundësinë të drejtojnë projekte pilot në 12 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore nga Sllovenia deri në Rusi. Programi bazohet në bashkëpunim: duke filluar nga përcaktimit i qëllimit deri në fillimin e drejtpërdrejtë të zgjidhjeve të zhvilluara reciprokisht, kompanitë startup do të mbështeten nga një grup ekspertësh dhe mentorësh në fushën bankare. Kompanitë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta që mbështesin rrjetin ndërkombëtar dhe njëkohësisht do të mund të prezantohen me korporata të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, duke zgjeruar kështu mundësitë për zhvillimin e biznesit të tyre.

Programi i Partneritetit Startup i Grupit OTP është në kërkim të kompanive startup në një prej kategorive të mëposhtme:

Analizë e avancuar e të dhënave

Eksperienca dhe Shërbimi ndaj klientit

Eficienca e brendshme

Zhvillimi i produkteve Retail në

Zhvillimi i produkteve SME dhe Korporatë

Zgjidhje tërësisht inovatore, të cilat nuk janë të lidhura me asnjë prej kategorive të përmendura më sipër, por janë të lidhura me sektorin bankar

“Periudha pilot e programeve të mëparshme përkoi me shpërthimin e corona virus në Evropë. Angazhimi i Grupit OTP ndaj inovacionit dëshmohet qartë prej faktit se përkundër kësaj situate, ne ishim në gjendje të përfundonim me sukses të gjithë projektet pilot që kishin filluar më parë. Pati një interes të jashtëzakonshëm për programin. Më shumë se 1,100 shikues e ndoqën aktivitetin e Demo Day online. Unë jam krenar që Programi i Partneritetit me Startup i Grupit OTP, është shndërruar në një iniciativë inovatore që mobilizon të gjithë Grupin. Përveç kësaj, pas çdo programi, një sërë startup janë shndërruar në bashkëpunëtorë afatgjatë”, u shpreh András Fischer, Drejtor i Departamentit të Inovacionit në Segmentin Retail në OTP Bank.

Kompanitë që do të aplikojnë për këtë program do të marrin pjesë në tre faza përzgjedhje online: pas plotësimit të formularit online, kandidatët që dëshmojnë një përqasje të mirë ndaj biznesit do të ftohen në një intervistë online dhe aplikantët më të mirë do të marrin pjesë në një aktivitet dy ditor online në fillim të muajit Dhjetor.

Në këtë aktivitet, përfaqësuesit e startup-ve do të mund të provojnë rëndësinë e zgjidhjeve të tyre përpara të paneli ekspertësh. Periudha pilot tre-mujore – e mbështetur nga këshilluesit e zhvillimit të biznesit – do të zhvillohet ndërmjet muajve mars dhe maj 2021, kryesisht nëpërmjet kanaleve online. Periudha pilot përfundon me Demo Day, ku kompanitë startup do të prezantojnë rezultatet e projekteve përpara drejtuesve të lartë të Grupit, përfaqësuesve të një sërë kompanish hungareze, partnerëve të korporatave ndërkombëtare dhe investitorëve. Më pas kompanitë me rezultatet më premtuese do të pranohen në fazën 6-mujore të programit, në të cilën ato mund të fillojnë menjëherë zbatimin e drejtpërdrejtë të zgjidhjes së tyre brenda Grupit.

Për më tepër informacion mbi Programin e Partneritetit Startup të Grupit OTP, ju lutem vizitoni adresën www.otpstartup.com.

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024