Banka OTP Albania nënshkruan marrëveshje financimi me BERZH

  • 11 muaj më parë
  • 0

Në vijim të strategjisë për zhvillim të Bankës OTP Albania, kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në dt. 10 dhjetor 2020 u lidh një marrëveshje domethënëse ndërmjet bankës tonë (OTP Albania) dhe BERZH (Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

Kjo dakordësi e re sjell aprovimin e fondit prej 5 milionë euro nga BERZH me qëllim përmirësimin e konkurrencës ndërmjet sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SMEs) në Shqipëri, pas impaktit të shkaktuar nga pandemia në ekonominë e vendit tonë dhe në rajon.

Ky program është pjesë e një iniciative më të gjerë ndërmjet BERZH dhe Bashkimit Evropian për të mbështetur këto sipërmarrje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fondi i miratuar do t’ju vijë në ndihmë sipërmarrësve, të cilët mund të përfitojnë kredi për të zhvilluar pajisjet e linjave të prodhimit dhe për të përmbushur standardet evropiane. Asistenca teknike për përgatitjen e projekteve si dhe stimujt që do të mund të marrin me përfundimin me sukses të projekteve janë një tjetër përfitim i bizneseve, të cilat financohen nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi shumë të kënaqur që sot fillojmë Programin e Konkurrencës ndërmjet SME_ve në Shqipëri dhe e mirëpresim pjesëmarrjen e Bankës OTP Albania në këtë program. Pas një fillimi të sukesshëm të këtij programi në vendet e tjera të rajonit, ne jemi besimplotë se ky program do t’u vijë në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme edhe në Shqipëri, për t’u zhvilluar dhe për të implementuar standardet e Bashkimit Evropian, duke i rritur kështu mundësitë për të konkurruar me tepër në tregjet e huaja”, u shpreh z. Matteo Colangeli, Drejtor i Përgjithshëm i filialit të BERZH në Shqipëri.

“Përkrahja e sipërmarrësve të SME-ve në vendin tonë, ka qenë, është dhe do vijojë të jetë zgjedhje strategjike e Bankes OTP Albania. Kur Programe si ky që po nisim sot me mbështetjen e BERZH, linin si mundësi, përkushtimi ynë për t’i sjellë në jetë është maksimal. Në çdo kohë kemi besuar se poteciali i sipërmarrjes Shqiptare në kuadrin e SME-ve është i pamasë dhe mundësia për t’u bërë konkurrues në tregjet e huaja nuk i’u mungon tashmë. Pikërisht këtë aspekt synon të forcojë dhe lehtësojë Programi i Konkurrencës mes SME-ve që u zyrtarizua sot“ u shpreh z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania”.

Mbetemi plot besim që kjo marrëveshje do të jetë një tjetër gur themeli për të ofruar shërbim edhe më të mirë ndaj klientëve të bankës tonë si dhe për të përmbushur nevojat për zhvillimin e biznesit të tyre.

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024