Dr. Sándor Csányi, Kryetar dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank, ishte i kënaqur, teksa prezantoi hyrjen zyrtare të OTP-së në Shqipëri, përmes blerjes së 100% të aksioneve të Societe Generale. Në një intervistë të posaçme për Monitor, Dr. Csányi thotë se planet e bankës janë ambicioze për Shqipërinë dhe që OTP synon të bëhet banka më e madhe në tregun shqiptar. Kjo, thotë ai mund të arrihet përmes rritjes organike, por nuk përjashtohet dhe mundësia e blerjes së bankave të tjera. Ndër të tjera, Dr. Csányi jep vlerësimin e tij për sa i përket sistemit banker shqiptar dhe potencialit të ekonomisë shqiptare për të bërë biznes. Ai ndan me lexuesin shqiptar planet konkrete në lidhje me pjesën e tregut, markën, investimet potenciale, tregun e synuar, punonjësit, produktet e reja, etj. Për të lexuar intervistën e plotë klikoni në imazhin më poshtë: