Banka OTP Albania inauguron degën e re! Një standard i ri në Shqipëri!

  • 1 year më parë
  • 0

Banka OTP Albania njoftoi hapjen e degës së saj më të re në Tiranë si pjesë e planit të saj ambicioz të zgjerimit për të arritur dhe shërbyer më shumë klientë dhe për të zgjeruar aktivitetin e biznesit.

Dega e re, e vendosur në katin e parë të Qendrës së Biznesit Avel në Autostradë, sjell më afër Bankën OTP me komunitetin në rritje të biznesit në këtë zonë.
Kjo është dega e 36-të e Bankës OTP Albania në Shqipëri dhe është e para që sjell risinë e Brandit OTP të aplikuar në rrjet dhe për këtë mbart një vlerë të posaçme.
Për të ndarë me publikun emocionin e suksesit të një pune të bërë bukur, drejtuesit e Bankës OTP Albania dhe miq të nderuar të Bankës u bashkuan në 10 Tetor me partnerët pjesë e biznesit shqiptar në Tiranë në një ceremoni të ngrohtë duke inauguruar kështu dhe hapjen e degës së re.

Dega e re ofron një mjedis mikpritës me karakteristika inovative të krijuara për të përmirësuar përvojën e klientit. Ekzistojnë disa hapësira takimesh për klientët në mënyrë që shërbimi të jetë brenda kërkesave të vetë klientëve dhe duke u përputhur me standardin e kohës dhe të Grupit OTP. Një bankomat ATM 24-orësh është në dispozicion të klientëve në mjedis shumë komod dhe të mbrojtur.

“Arsyeja më e rëndësishme për hapjen e kësaj dege të re në këtë pozicion, është për t’i shërbyer dhe më mirë klientëve tanë, sidomos atyre biznes. Me disa prej jush kemi vite që bashkëpunojmë, me disa të tjerë bashkëpunimi sapo ka filluar. Me të gjithë ju, motoja jonë ka qenë t’i shohim klientët tanë si partnerë dhe të kemi vizion afatgjatë për marrëdhënien tonë” tha Z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania.

“Grupi OTP që në ardhjen e tij, shprehu qartë ambiciet për të qenë një nga bankat kryesore në vend dhe gradualisht të bëhet banka më e madhe në Shqipëri. Kjo do të arrihet si nga rritja e brendshme organike, ashtu dhe me blerje të mundshme të bankave të tjera nëse krijohen oportunitetet. Një nga pikat e rëndësishme të ambicieve tona për t’u rritur e zhvilluar më tej është dhe hapja e degëve të reja, ku në njërën prej tyre jemi sot. ”

Rezultatet e tremujorit të tretë të vitit përforcojnë edhe strategjinë e Bankës OTP Albania për zgjerim dhe zhvillim. Totali i kredive outstanding për periudhën ka qenë 459.25 M EUR, i vlerësuar me rritje prej 8.22% krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2018, ndërsa pjesa e tregut rezulton të jetë rritur me 36 pikë bazë duke arritur në 10.31%. Fitimi neto i bankes ka qene ne nivele shume te mira, duke arritur ne 10 milione EURO per 9 muajt e pare te vitit. Nderkohe kthimi nga kapitali ROE ka arritur në 21.3% duke qenë norma më e lartë në sistemin bankar shqiptar për këtë periudhë.

Banka OTP Albania do të hapë degë të tjera brenda muajit si pjesë e strategjisë për zgjerim dhe kështu do të vijojë edhe në vitin pasardhës. Si pjesë e përmirësimit të përvojës së klientit, Banka ka në plan të rinovojë dhe zgjerojë të gjithë degët e saj duke aplikuar Brandin OTP dhe infrastrukturën moderne.

OTP Bank, si një aktor tepër i rëndësishëm në industrinë bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për më shumë se 18.5 milionë klientë individë dhe korporata. Ajo operon në 12 vende të botës nëpërmjet një rrjeti prej 1500 degësh, agjentëve të saj financiarë, 3900 ATM, internetit dhe kanaleve të saj elektronike. E themeluar që prej vitit 1949, kompania është zhvilluar për të qenë sot një grup bankar ofrues i shërbimeve financiare universale.

Gjatë viteve të fundit, OTP Bank ka përfunduar disa blerje të suksesshme, duke u shndërruar në një lojtar kryesor në rajon. Përveç Hungarisë, me hyrjen në Shqipëri, OTP Bank aktualisht operon në 11 vende të tjera nëpërmjet filialeve të saj në: Bullgari, Kroaci, Rumani, Serbi, Sllovaki, Ukrainë, Malin e Zi, Moldavi, Slloveni dhe Rusi.

 

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024