Pasuria është truall me sipërfaqe 1,730 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe totale prej 275 m². Ndodhet në Zonën Kadastrale 3833, në Vrisera, Gjirokastër, pranë Autostradës “Gjirokastër – Kakavijë”.
Zona në vitet e fundit ka patur zhvillim me ndërtesa të reja, kryesisht për banim por edhe për qëllime biznesi.
■ Përshkrimi:
Prona ka funksionuar si ambjent tregtimi dhe magazinimi të materialeve dhe paisjeve hidrosanitare. • Trualli ka një sipërfaqe prej 1,730 m², ka formë të rregullt dhe e shtruar me beton. • Ndërtesa është një kat dhe ka një sipërfaqe ndërtimore prej 275 m².
Prona është e rrethuar dhe është shumë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesi që kërkojnë kapacitete magazinimi.
Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.
OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.