Njesi 230 m², Kati +1, Shkoder

  • €460,000
  • Biznese/Prona Industriale
  • Lloji i pronës

Vështrim i përgjithshëm

  • Biznese/Prona Industriale
  • Lloji i pronës

Përshkrim

Njesi 230 m², Kati +1, Shkoder
Njesi qe ndodhet ne katin e pare teknik te nje ndertese 11 kat, me 1 kat nentoke, ne rrugen ‘Nuri Bushati’.

Vendodhja:

Prona ndodhet ne qytetin e Shkodres, rreth 500m ne verilindje te qendres se qytetit, si dhe 140m ne verilindje te sheshit “Demokracia”.

Ndertesa ku ndodhet Prona eshte e vendosur ne kryqezim te tre rrugeve: ‘Hasan Riza Pasha’, “Vaso Kadia” dhe “Nuri Bushati”, buze kesaj te fundit, ne anen verilindore te saj.

Zona ku ndodhet prona perben nje zone te vjeter autoktone ne qytet, ku mbizoteron karakteri tregetar dhe ai i biznesit e sherbimeve, me objekte te tipiti markete, bar-restorante, dyqane suveniresh, hotele, bujtina etj.

Pershkrimi:

Prona eshte e llojit Njesi qe ndodhet ne katin e pare teknik te nje ndertese 11 kat, me 1 kat nentoke, ne rrugen ‘Nuri Bushati’.

Sipas çertificates se pronësisë, leshuar nga ZVRPP Shkoder, prona eshte e rregjistruar ne emer te Bankes, me pasurie 1/600-N15, me sipërfaqe 230 m2, ndodhur në zonën kadastrale 8593, volumi 27, faqe 10, Shkoder.

Prona aksesohet direkt nga rruga kryesore “Nuri Bushati” dhe forma e brendshme eshte e rregullt, drejtkendore, me shtrirje sipas drejtimit verilindje-perendim, paralel me trotuarin e rruges ‘Nuri Bushati.

Njesia eshte e organizuar ne nje ambjent zyre te perbashket, ku jane shperndare postet e punes/tavolina e karrike si dhe orendi te tjera zyre. Pjesa e ambjenteve ndihmese ka nje ndarje zyre e vecante, qe sherbejne si ambjent serverash, dhoma e UPS, si dhe tualetet.

Çmimi i Shitjes 460,000€

Shenim: Mobiljet dhe paisjet e tjera te zyres nuk jane subjekt shitjeje pasi do te hiqen nga ambjenti. Prona do te shitet e boshatisur nga te gjitha sendet e luajtshme.

Adresa

  • Qyteti Shkodër

Detajet

Updated on September 17, 2026 at 8:22 am
  • Çmimi: €460,000
  • Lloji i pronës: Biznese/Prona Industriale
  • Statusi i Pronës: Në Shitje

Informacioni i Kontaktit

Shiko Listimet
futureblock
  • futureblock

Pyesni për këtë pronë

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024