Nën drejtimin e Drejtorit Ekzekutiv Z. Bledar Shella, OTP Bank Albania është rritur dhe zhvilluar me vendosmëri duke u kthyer në një nga bankat lider të vendit, me performancë financiare të shkëlqyer dhe me një kthim të aksionerëve që shumica e homologëve europiano-perëndimorë do ta kishin zili.
Në korrik të këtij viti, OTP Bank Albania, filiali bankar shqiptar i OTP Group të Hungarisë, arriti disa suksese të dukshme që pasqyruan jo vetëm sa larg ka arritur banka në një kohë të shkurtër, por edhe ambiciet e saj për të ardhmen.
Suksesi i parë ishte përfundimi i blerjes prej 55 milionë eurosh të Alpha Bank Albania, filialit të Alpha Bank Greqi, duke e bërë atë bankën e pestë më të madhe në vend për nga totali i aktiveve dhe e treta më e madhe për nga vlera e portofolit të saj të kredisë.
E dyta ishte fitimi i çmimit si “Banka më e mirë 2022 në Shqipëri” nga Euromoney, për të dytin vit radhazi për vitin e suksesshëm që pati banka, i cili përfshinte rezultate të jashtëzakonshme financiare, zhvillime mbresëlënëse biznesi dhe operacionale.
Ndërkohë që çmimi tregon performancën e kaluar, blerja e Alpha Bank Albania nënkupton ambiciet e ardhshme të rritjes së bankës në vend së bashku me “angazhimin afatgjatë dhe serioz ndaj tregut bankar shqiptar”, u shpreh Z. László Wolf, zëvendësdrejtor ekzekutiv i OTP Bank.
OTP Group hyri për herë të parë në Shqipëri në vitin 2019 duke blerë filialin bankar shqiptar të Société Générale, duke krijuar një pikënisje për planet e zgjerimit të bankës në vend.
Për Z. Shella, i cili u bë Drejtor Ekzekutiv i OTP Bank Albania si pjesë e blerjes në 2019-ën, bashkimi i dy bankave këtë vit “do të na lejojë të arrijmë gjëra që veç e veç nuk mund t’i arrinim dhe do na japë madhësinë e duhur për të qenë edhe më efiçentë dhe për të ofruar produkte dhe terma më të mira për klientët tanë”. Ai shton: “Qëllimi ynë është të jemi banka lider në tregun shqiptar dhe kjo do të arrihet nëpërmjet rritjes organike dhe blerjeve të mundshme në të ardhmen nëse krijohet mundësia”.
Blerja pritet të përfundojë ligjërisht në fund të këtij viti, ndërsa integrimi i tij do të përparojë dhe të përfundojë deri në vitin 2023.
Është një punë kërkuese për të cilën Z. Shella thotë se do të jetë një nga fushat kryesore të fokusit për bankën vitin e ardhshëm, së bashku me ruajtjen e rritjes dhe zhvillimit të saj mbresëlënës gjatë dy viteve të fundit.
Për shembull, fitimi neto i bankës në vitin 2021 u dyfishua në 1,912 milionë L (17 milionë dollarë), pjesërisht falë provizioneve më të ulëta. Banka të tjera – përfshirë Raiffeisen Bank Albania – patën rritje të ngjashme, por OTP Bank Albania mbetet huadhënësi më fitimprurës, me një kthim mbi kapitalin (RoE) prej 18.5%. Për më tepër, banka pati rënie të raportit të kostos ndaj të ardhurave me 212 pikë ose 46.6% gjatë vitit, falë rritjes së të ardhurave bankare neto. Dhe ndërsa bankat e tjera të nivelit të lartë në Shqipëri kanë ende një pjesë më të madhe të aktiveve bankare vendase se OTP, pjesa e saj e tregut në kredi u rrit me 71 pikë ose 11.5% e gjithashtu raporti i kredive jo-performuese mbetet relativisht i ulët, në 5.2%.
Momenti i rritjes
Këto janë disa të dhëna fantastike të performancës financiare, në të cilat Z. Shella është fokusuar për mbrojtjen dhe përmirësimin e tyre aty ku është e mundur gjatë vitit të ardhshëm.
Si pjesë e kësaj, një nga prioritetet kryesore strategjike për bankën është optimizimi i proceseve në të gjithë operacionet bankare së bashku me rritjen e fokusit dhe investimeve në digjitalizim, gjë e cila sipas Z. Shella është koha e duhur për t’a bërë.
Banka ka përmirësuar tashmë aplikacionin mobile, por qëllimi kryesor është zhvillimi dhe lançimi i një grupi më të madh të produkteve dhe shërbimeve bankare digjitale për klientët në të gjithë linjat e saj të biznesit, duke përfshirë biznesin e brokerimit të letrave me vlerë, veçanërisht për klientët me vlerë të lartë neto dhe korporatat.
“Ne duam të krijojmë një platformë digjitale me të gjitha shërbimet për klientët tanë, ku ata mund të gjejnë gjithçka që u nevojitet për këshillat, produktet dhe shërbimet bankare,” thotë Z. Shella.
Fokusi ndaj klientit është i rëndësishëm, pasi me kënaqësinë e tyre mbi eksperiencën bankare, produktet dhe shërbimet që ofron OTP Bank Albania, arrijmë të jemi diferencues dhe avantazhues kryesor ndaj bankave të tjera.
“Një ndryshim i madh që mund të bëjmë është përmes rritjes së kënaqësisë së klientit. Produktet dhe çmimet janë mjaft të ngjashme mes bankave, ndaj aty ku mund të kemi ndikim dhe të bëhemi lider në treg është mënyra se si i trajtojmë klientët tanë, gjë e cila është e fuqishme në çdo treg, por veçanërisht në Shqipëri”, thotë Z. Shella.
Ai shton se përpjekjet e bankës për të rritur kënaqësinë e klientëve po shpërblehen, duke regjistruar rezultatet më të larta në vend këtë vit dhe ndër më të lartat brenda grupit bankar OTP, i cili përfshin Evropën Qendrore dhe Lindore.
Një fokus i tillë në kënaqësinë e klientit është një faktor i rëndësishëm i rritjes, por fuqia dhe përdorimi i bilancit janë gjithashtu faktorë kyç që mund të nxisin rritjen dhe mbizotërimin në treg. Për OTP Bank Albania, Z. Shella thotë se portofoli i saj i kredidhënies po rritet ndjeshëm dhe po fiton pjesën e tregut nga viti në vit në huadhënien e korporatave të mëdha, kreditë hipotekore me pakicë dhe në kreditë për kompanitë e vogla dhe të mesme.
Shumë i rëndësishëm është zgjerimi i bazës së depozitave të bankës, gjë që Z. Shella thotë se, së bashku me kontrollin e kostos, i mundëson bankës të “menaxhojë bilancin e saj në një mënyrë të kujdesshme dhe optimale”. Një kombinim i këtyre elementeve dhe të tjerëve, i ka mundësuar bankës të mbajë një raport kosto-të ardhura nën 50% dhe të gjenerojë një nivel të RoE prej 27% në shtatë muajt e parë të këtij viti.
Ky është lloji i performancës dhe zhvillimit që ndihmon në shtyrjen e bankave nga të qenit një nga liderët, në liderat kryesorë të tregut. Në këtë formë, OTP Bank Albania mund të realizojë së shpejti ambicien e saj.
Burimi: Euromoney.com (https://www.euromoney.com/article/2amlrk0pdzg0grcl9n0n4/sponsored-content/otp-bank-albania-the-momentum-player-in-the-countrys-banking-sector)