Grupi OTP fillon bashkëpunimin me 15 kompani Startup

  • 1 year më parë
  • 0

Në kuadër të edicionit të 4-rt të Programit startup, Grupi OTP do të fillojë bashkëpunimin me 15 kompani të tilla. Grupi bankar hungarez, së bashku me filialet e saj, kanë përzgjedhur disa skuadra inovatore që do të kenë mundësinë të testojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Kompanitë e përzgjedhura për të qenë pjesë e Programit janë nga 10 vende të ndryshme të botës si Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Hungaria, Franca, SHBA, Republika Çeke, Gjermania, Irlanda, Zvicra dhe Spanja.

Gjatë periudhës së aplikimeve, e cila zgjati nga data 15 shtator deri në 23 tetor 2020, numri i aplikantëve për të marrë pjesë në këtë program, theu një rekord të ri. 469 kompani nga 51 vende të ndryshme të botës, ose 27% më shumë krahasuar me edicionet e mëparshme, aplikuan për të qenë pjesë e këtij programi. Në fazën pilot, që do të organizohet prej datës 1 mars deri në 25 maj, 15 kompani startup do të bashkëpunojnë me OTP Hungari dhe filialet e saj në Serbi, Ukrainë, Bullgari, Shqipëri dhe Mali i Zi.

Aktiviteti i kompanive startup të përzgjedhura përshtatet më së miri me fushat e ndryshme të këtij programi. Kështu, disa prej kompanive janë të fokusuara në mbështetjen e aktivitetit të kredidhënies nëpërmjet aftësive analitike të platformave të ndryshme të zhvilluara prej tyre. Ndërkohë, kompani të tjera ofrojnë zgjidhje inovatore në kuadër të shërbimit të personalizuar ndaj klientit, ose zhvillimin e platformave për përmirësimin e eksperiencës së klientit.

“Për të katërtin vit me radhë, Programi i mundëson Grupit Bankar të ketë qasje në zgjidhjet më të mira të kompanive startup në shkallë globale, ndërkohë që zhvillimi dhe çertifikimi i produkteve të tyre tani mbështetet nga ekspertë bankarë nga 11 vende të ndryshme. Qëllimi ynë është të ruajmë standardet e larta profesionale të Programit dhe besoj se pjesëmarrja në rritje e njësive të biznesit të OTP Bank por edhe interesi i shfaqur nga kompani të reja, janë një dëshmi e suksesit të iniciativës sonë. Ne jemi krenarë të themi se numri i kompanive që vazhdojnë bashkëpunimin me Grupin OTP përtej fazës pilot të programit sa vjen edhe rritet, ” u shpreh András Fischer, Drejtor i Departamentit të Inovacionit për Segmentin Retail në OTP Bank.

Periudha pilot përfundon në dt. 26 maj me aktivitetin e Demo Day ku kompanitë start up do t’i prezantojnë ekspertëve dhe drejtorëve të Grupit OTP si dhe korporatave kryesore ndërkombëtare që mbështesin Programin, arritjet e projekteve pilot

Për më shumë informacion mbi Programin e Partnerit të Startup në OTP Bank, ju lutemi vizitoni www.otpstartup.com ose klikoni në linkun në vijim për të parë një video përmbledhëse të aktivitetit

https://www.youtube.com/watch?v=rKQQzElIaIY.

Bashkojuni Diskutimit

Grupi OTP filloi aktivitetin e tij në vitin 1949 kur OTP Bank u themelua si një bankë kursimi dhe tregtare e shtetit, e cila ofronte depozita me pakicë dhe kredi. OTP është shkurtimi i Országoz Takarék Pénztár në gjuhën hungareze, ose Banka Kombëtare e Kursimeve në shqip.

OTP Group ofron zgjidhje financiare me kualitet të lartë për të përmbushur nevojat e pothuajse 18 milionë klientëve nëpërmjet gati 1,500 degëve, rrjetit të saj të agjentëve dhe kanaleve elektronike më të fundit.

Abonohu në buletinin tonë

Rregjistrohuni për të marrë të rejat më të fundit në lidhje me portofolin e pronave të OTP Bank.

© Copyright 2024