■ Vendodhja:
- Pasuria është truall me sipërfaqe 1,730 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe totale prej 275 m². Ndodhet në Zonën Kadastrale 3833, në Vrisera, Gjirokastër, pranë Autostradës “Gjirokastër – Kakavijë”.
- Zona në vitet e fundit ka patur zhvillim me ndërtesa të reja, kryesisht për banim por edhe për qëllime biznesi.
■ Përshkrimi:
- Prona ka funksionuar si ambjent tregtimi dhe magazinimi të materialeve dhe paisjeve hidrosanitare.
• Trualli ka një sipërfaqe prej 1,730 m², ka formë të rregullt dhe e shtruar me beton.
• Ndërtesa është një kat dhe ka një sipërfaqe ndërtimore prej 275 m².
- Prona është e rrethuar dhe është shumë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesi që kërkojnë kapacitete magazinimi.
Cmimi okazion 63,000 Euro.