Vendodhja:
- Prona është një tokë arë me sip. 12,261 m2, i ndodhur në tokat e fshatit Gjorm të Kurbinit. Prona ndodhet në anën lindore të rrugës nacionale Fushë- Krujë – Shkodër (segmentit të përfunduar të superstradës), në largësi rreth 250 m larg saj dhe rreth 4.7 km në anën jug-perëndimore të qendrës së qytetit të Laçit.
- Ajo pozicionohet ndërmjet tokave të lira arë në anën veriore, jugore dhe lindore dhe objekteve të ndryshme industriale dhe tregëtare, të pozicionuara në të dy anët e rrugës nacionale në perëndim. Prona e akseson rrugën nacionale nëpërmjet një rruge bujqësore ndërmjet parcelave., pjesërisht të shtruar me zhavor.
Pershkrimi:
- Toka ndodhet në një terren tërësisht fushor, me konfiguracion të rregullt drejtkëndor me siperfaqe totale 12,261 m².
- Në jug toka kufizohet me një rrugë bujqësore dhe më tej me një kanal kullues. Kjo rrugë bujqësore e lidh më tej pronën me rrugën nacionale. Në veri, prona kufizohet gjithashtu me një rrugë bujqësore dhe një kanal kullues.
- E pershtatshme per aktivite te ndryshme bujqesie por mund te pershtate edhe per ndertimin e objekteve te biznesit.
Cmimi okazion 38,500 Euro.